image Presidenti i ri i Shqipërisë, nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste

Shqipëri

Presidenti i ri i Shqipërisë, nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste

news image

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur këtë pasdite në selinë rozë, për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Takimi pritet të zgjasë 60 minuta ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të drejtojë mbledhjen.

Më pas kryesia mund ta bëjë menjëherë publik emrin e kandidatit/kandidatëve ose mund të zgjedhin ta mbajnë hermetik këtë emër, për ta shpallur nesër, në orën 10:00, kur planifikohet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Top Channel raporton se profili i Presidentit të ri mund të jetë një grua. Një emër nga e djathta me një të kaluar politike, por dhe ndërkombëtare, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.

Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë.

/GazetaSinjali/