Presidenti polak Andrez Duda thotë se do të ishte një ‘ndryshues i lojës’ për NATO-n nëse Putin përdor armë të shkatërrimit në masë.
Ai beson se Rusia mund të përdorë armë kimike pasi Vladimir Putin është në “një situatë shumë të vështirë“.
“Në fakt, politikisht, ai tashmë e ka humbur luftën e tij dhe nga brenda nuk po e fiton atë”, shtoi ai.
Ai thotë se nëse Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, ai do të ishte një “ndryshues i lojës“, shkruan CNN.
“Sigurisht që Aleanca e Atlantikut të Veriut [NATO], do të duhet të ulet në atë tryezë dhe duhet të mendojë seriozisht se çfarë të bëjë, sepse atëherë fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Evropën, apo rajonin tonë, por gjithë botën”, përfundoi presidenti polak.