image Presidenti i PE-së: Luftimi i korrupsionit dhe krimit e ofron Kosovën me BE-në

Kosovë

Presidenti i PE-së: Luftimi i korrupsionit dhe krimit e ofron Kosovën me BE-në

news image

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është shprehur i prerë për afrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian duke thënë se kjo mund të ndodhë nëse Kosova e lufton krimin dhe korrupsionin, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ditë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Sassoli përmes Twitterit ka shkruar se është i kënaqur që sheh se Kosova po vazhdon të jetë në rrugën e reformave për një të ardhme më të mirë.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më afër BE-së dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. BE-ja është këtu për t’ju përkrahur”, ka shkruar ai.

Për takimin e së martës, Osmani kishte thënë se Kosova është e zotuar të kryejë të gjitha reformat e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian.

Pak shpresa që kosovarëve mund t’iu liberalizohen vizat gjatë vitit 2021

/Gazeta Sinjali/