Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, e ka shtyrë vizitën e planifikuar në shtetin e Shqipërisë, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 26 nëntor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes rrjetit social Twitter, njoftojnë mediat e Shqipërisë.
“Shpresoj që ju dhe familjet tuaja të jeni mirë dhe të mos jeni prekur shumë nga tërmeti. Për shkak të kësaj tragjedie, u vendos të shtyhej vizita. Ende nuk kemi një datë të re, por duam ta bëjmë këtë vizitë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jemi në kontakt”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/