image Presidenti i Marseilles: Nuk jemi të interesuar për Ronaldon, duam lojtarë ekipor në skuadër

Futboll

Presidenti i Marseilles: Nuk jemi të interesuar për Ronaldon, duam lojtarë ekipor në skuadër

news image

Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, ka kërkuar të distancojë klubin e tij nga Cristiano Ronaldo, duke këmbëngulur se dëshiron “lojtarë skuadre” në ekip.

Cristiano Ronaldo po përballet me telashe të mëdha tek Manchester United, pasi së fundi refuzoi të inkuadrohej në ndeshjen ndaj Tottenhamit si zëvendësues, duke u larguar më pas nga fusha ende pa mbaruar ndeshja.

Kjo ka bërë që menaxheri i United, Erik ten Hag ta përjashtojë atë për sfidën e klubit në fundjavë ndaj Chelseas.

Kjo ka tensionuar edhe më shumë gjërat, dhe Ronaldo mund të largohet nga klubi në janar.

Trajneri i klubit francez Marseille, Pablo Longoria është deklaruar nëse klubi do të shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij.

“Futbolli është shumë i qartë. Mjaftoheni me mjetet që keni në dispozicion, me një bilanc financiar. Duhet të bësh gjithçka për të marrë rezultate më të mira, të kërkosh të përmirësosh ekipin, por me stabilitet financiar. Kjo është e rëndësishme në vitin 2022. Ne kemi nevojë për një situatë të qëndrueshme financiare.

Ne jemi larg ideve si ajo [e nënshkrimit të Ronaldos], e yjeve të mëdhenj, lojtarëve individualë. Ne jemi më të fokusuar te lojtarët e ekipit që bëjnë paraqitje individuale që i shërbejnë ekipit. Ne kemi një projekt ku të gjithë duhet të punojnë për një kolektiv“, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/