image Presidenti i Maltës sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Politikë

Presidenti i Maltës sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

news image

Presidenti i Maltës, George Vella sot do ta vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani ku edhe do të mbajnë një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali

Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media. Mediat e interesuara për përcjelljen e ceremonisë së pritjes si dhe pamjet nga takimi, duhet të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:15”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/