image Konjufca do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, këshilltari i tij tregon kur do të niset ai për në Hagë

Politikë

Konjufca do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, këshilltari i tij tregon kur do të niset ai për në Hagë

news image

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në fund të muajit pritet të shkojë për vizitë në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari Konjufca së bashku me mua, si shef i kabinetit të tij, do të vizitojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muajit“, ka thënë Kërçeli.

Konjufca mbrëmë në RTK ka komentuar rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke e konsideruar si të padrejtë.

“Tash jemi në një pozicion të vështirë si Kosovë në këtë gjykatë, sepse është vënë para Gjykate struktura kryesore e Shtabit të Përgjithshëm. Këtë gjykatë që nga fillimi e kam konsideruar si të padrejtë dhe kështu do ta quaj gjithmonë dhe derisa po veprohet kështu ndaj krerëve të UÇK-s nga Gjykata, nuk kam se si ta quaj ndryshe përpos si përpjekje për izolim të tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, Specialja po përpiqet t’i mbajë të izoluar ish-luftëtarët.

/GazetaSinjali/