image Zelensky optimist që Biden do ta vizitojë Ukrainën

Botë

Zelensky optimist që Biden do ta vizitojë Ukrainën

news image

Zelensky bëri thirrje të dielën që presidenti amerikan Joe Biden, të vizitojë vendin e tij dhe tha se beson se ai do ta bëjë këtë udhëtim.

Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se qeveria e tij ka ‘prova thelbësore’ se trupat ruse po kryejnë gjenocid në Ukrainë.

Zelensky u pyet nga prezantuesi i CNN nëse ka ‘ndonjë plan’ që Biden të vijë të shohë vetë situatën.

Unë mendoj se ai do të vijë”, u përgjigj presidenti ukrainas.

Është vendim i tij sigurisht dhe në lidhje me situatën e sigurisë. Por unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu për të parë situatën”, tha më tej Zelensky.

Në fund të javës së kaluar, Biden konfirmoi se administrata e tij po diskutonte një udhëtim të mundshëm në Kiev.

/GazetaSinjali/