image Scholzi nuk do ta vizitojë Sarajevën

Evropë

Scholzi nuk do ta vizitojë Sarajevën

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk do ta vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimit në Ballkan.

Vendimi i kancelarit për të mos e vizituar Bosnjë-Hercegovinën nuk përputhet me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Nëse Scholz mendon se duhet shmangur vizita përpara zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, atëherë ky është gabim. Sepse Bosnjë – Hercegovina do të jetë një fushë e minuar për kancelarin edhe pas zgjedhjeve të tetorit.

E megjithë këto simpati, në Bosnjë – Hercegovinë askush nuk ëndërron për lëvizje masive drejt Turqisë, vendit të Erdoganit. Ata e preferojnë shumë më shpesh të ardhmen e tyre në një vend tjetër – në Gjermani.

Kancelarja shumëvjeçare e vendit, Angela Merkel, ka bërë një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor vetëm dy javë pas shëtitjes së Erdoganit nëpër Bashçarshi. Por ajo e anashkaloi Sarajevën dhe shkoi në Beograd.

Është e vërtetë që Merkel ishte iniciatore dhe një ndër mbështetëset më të forta të Procesit të Berlinit. Është gjithashtu e vërtetë se ajo dërgoi ish-ministrin e saj Christian Schmidt në postin e Përfaqësuesit të Lartë në Beosnjë – Hercegovinë, por është gjithashtu e vërtetë se gjatë 16 viteve sa ishte në postin e kancelares, ajo ka bërë vetëm një vizitë zyrtare në Sarajevë, raporton DW.

Nëse jo për shkak të Bosnjë – Hercegovinës, atëherë për shkak të situatës në shtëpinë e vet. Plani i vizitës do të duhej të ishte ky: fillimisht Zagrebi dhe Beogradi, e më pas edhe Sarajeva.

Presidenti turk Erdogan është padyshim i lumtur me vizitën e tij në Bosnjë-Hercegovinë. Nga viti 2010 e deri më sot, ai e ka vizituar këtë vend shtatë herë – si kryeministër apo si president. Dhe me kënaqësi e mirëpresin atje, siç tregojnë edhe regjistrimet televizive. “Bosnjë – Hercegovina ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë”, thotë presidenti turk gjatë vizitës.

Përndryshe, askush në Berlin nuk do të ketë të drejtë të komentojë kur përshëndetjet e Erdoganit në Bashçarshi apo flamujtë rusë në Banjalukë, që për momentin është është shumë më e rrezikshme. Kancelari Scholz do të detyrohet të dëgjojë më pas fjalët: Führung, Herr Scholz (Duhet të drejtoni, z. Scholz)! Vetëm të mos bëhet tepër vonë.

/GazetaSinjali/