image Presidenti i Bjellorusisë: Prigozhin ka pranuar ndalimin e lëvizjes së personave të armatosur në Rusi

Botë

Presidenti i Bjellorusisë: Prigozhin ka pranuar ndalimin e lëvizjes së personave të armatosur në Rusi

news image

Zyra e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko sapo njoftoi se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pranoi një propozim për të “ndaluar lëvizjen e personave të armatosur të kompanisë Wagner në territorin e Rusisë dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ulur tensionet”, tha zyra e presidentit.

Në deklaratë thuhet se Vladimir Putin e informoi Lukashenkon në mëngjes dhe, me miratimin e tij, Lukashenko zhvilloi bisedime negociuese me Prigozhin.

“Negociatat vazhduan gjatë gjithë ditës. Si rezultat, ata arritën në marrëveshje për papranueshmërinë e kryerjes së një masakre të përgjakshme në territorin e Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Wagner dhe Prigozhin nuk kanë komentuar mbi negociatat.

/GazetaSinjali/