Bill Clinton, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta vizitojë sot Shqipërinë.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në shtetin shqiptar.
Delegacioni i tij do të mbërrijë sot në Tiranë ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të ShBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve.
Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klintonin të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij.