Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka ftuar qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar.
Presidenti gjithashtu i bëri thirrje filipinasve të rrahin zyrtarët e korruptuar që hasin, me gjithë pasojat e mundshme shkatërruese për ligjin dhe rendin, raporton Manilla Bulletin.
“Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një certifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t’i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje”, tha Duterte.
Ai shtoi se ata që e bëjnë këtë nuk do të dërgohen në burg, por vetëm do të ndëshkohen rëndë fizikisht.