image Presidenca tregon se çfarë diskutoi Thaçi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Kosovë

Presidenca tregon se çfarë diskutoi Thaçi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ky takim është zhvilluar për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, Thaçi ka thënë se do të ndërmarrë hapa në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj jave, presidenti do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Thaçi është shprehur se si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova, pas shkarkimit të Qeverisë.

“Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik, thuhet në njoftimin për media./Gazeta Sinjali/