image Presidenca: Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën nesër në Samitin e Zagrebit

Kosovë

Komunikatë/ Presidenca: Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën nesër në Samitin e Zagrebit

news image

Presidenti Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën nesër në Samitin e Zagrebit, thotë Presidenca.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian, shkruaj Gazeta Sinjali.

“Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim të mëhershëm në llogarinë Tëitter, të Thaçit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga Covid-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një video konferencë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Sinjali/