image Presidenca: Narrativi opozitar për gjoja izolimin e presidentes është i pabazë

Politikë

Presidenca: Narrativi opozitar për gjoja izolimin e presidentes është i pabazë

news image

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka zhvilluar 30 takime me homologët e saj.

Me këtë Vela ka reaguar ndaj deklaratave të ish-koordinatorit për dialog me Serbinë, Skender Hysenit, i cili tha se e para e shtetit dhe kryeministri Albin Kurti, “vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interest afatgjata të vendit”.

Ai tha se Vjosa Osmani ka pasur komunikim edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris.

“Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me ShBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris”.

Ai madje tha se si rezultat i partneritetit me ShBA-në janë siguruar mbi 500 mijë vaksina.

“Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është përcjell video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjatëve afgane”.

“Të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës.”/Gazeta Sinjali/