image Hyseni: Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar, çfarë solli deri këtu

Politikë

Hyseni: Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar, çfarë solli deri këtu

news image

Ish-koordinatori nacional për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se Kosova që nga shpallja e pavarësisë, asnjëherë nuk ka qenë me e izoluar në rrafshin ndërkombëtar.

Për injorimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bën Kosovës, duke mos e ftuar në Samitin për Demokracinë, Hyseni i bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për, siç thotë, dërgimin e shtetit në një “klub” me Serbinë dhe Bosnjën.

“Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministirit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këtë, janë mirëpritur nga kundërshtarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës.”

“Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngushtë dhe disi ‘në faj’, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti ‘monstër’. A është mohimi i vetë qenies së Kosovës dhe baltosja e saj, prioritet i politikës së Jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU!”, ka shkruar Hyseni./GazetaSinjali/