image Presidenca-Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

Politikë

Presidenca-Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

news image

Në adresimin e saj për fundvit para deputetëve, Presidentja Vjosa Osmani, ndër të tjera ka kritikuar një pikë të marrëveshjes së Washingtonit që u nënshkrua nga ish kryeministri Avdullah Hoti.  

Ky i fundit i reagoi Osmanit duke thënë se si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

Ky diskutim nuk ka përfunduar me kaq, pasi shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Hoti në lidhje me reagimin e tij ndaj presidentes.

Përmes rrjetit social Twitter-it, Vela shkroi se rendi kushtetues i Kosovës nuk është cenuar nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë por, “nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti”.

Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkruan Vela.

Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të. E gjithë kjo është arritur pa bërë kompromis me kapësit e shtetit dhe pa shtyrë përpara ide të dëmshme për vendin“, thuhet tutje në postimin e Velës.

Sipas Velës, raportet me SHBA-të nuk shtyhen përpara nga politikanë të tillë të papërgjegjshëm dhe të paditur, por siç thotë ai, nga përfaqësues që mbrojnë aleancat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës njëkohësisht.

/GazetaSinjali/