image Osmani: Pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës

Politikë

Osmani: Pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës

news image

Në adresimin e saj të fundvitit para deputetëve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, ka folur edhe për një nga pikat e Marrëveshjes së Washingtonit për moratorium një vjeçar.

Sipas kësaj pike, Kosova ishte pajtuar për një moratorium një-vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

Ajo tha se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinentet, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qenit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsoliduar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë Osmani. /GazetaSinjali/