image Prerje damarësh, thikë në zemër dhe mbytje - vrasjet e 3 grave që tronditën Shqipërinë

Rajon

Krim/ Prerje damarësh, thikë në zemër dhe mbytje – vrasjet e 3 grave që tronditën Shqipërinë

news image

Në harkun kohor prej 30 ditësh në këtë fillim viti janë masakruar 3 gra në Shqipëri, ngjarje të cilat kanë tronditur opinionin publik. Vrasja e Drita Saliajt në Mallakastërt ishte një ngjarje horror, ku tre të rinjtë, e mbytën dhe më pas e hodhën trupin në rezervuar.

Një tjetër krim i rëndë ishte vrasja e Enkeleda Çapokut, ku kunati i preu damarët dhe më pas e godit me shkop duke e lënë të vdekur. Ndërsa pak ditë më parë, Lulzim Cuku vrau me thikë në zemër gruan e tij se ishte e bukur,  ia kthente fjalën dhe ky bëhej xheloz, shkruan dosja.al

Vrasja e Drita Saliajt

Më 5 janar të këtij viti, tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt në Mallakastër, dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar. Sipas dosjes së prokurorisë, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin ideuan të gjithë ngjarjen dhe më pas shkuan tek shtëpia e 50-vjeçares për të grabitur dhe e vranë atë. Gjykata e Fierit ka lënë në burgj Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn. Luis Saliaj ishte nipi i burrit të viktimës. Familjarët- e tre të rinjve kanë kërkuar drejtuesi. Babai i Ervis Zatajt është shprehur se është i gatshëm që të vrarë vetë djalin e tij, për këtë krim të rëndë që kreu.

Vrasja e Enkeleda Çapokut

Më 10 janar Enkeleda Çapoku u vra  nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Erdet Çapoku hyri me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda, me një shkop dhe një thikë me vete. Autori theu derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe u konfliktua me këtë të fundit. Ai i preu fillimisht damarët dhe e  goditi disa herë kunatën e tij me shkop dhe ajo humbi menjëherë jetën. Gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Viktima kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve. Nga burgut, burri i viktimës u shpreh se të vëllait nuk i kishte lënë asnjë porisi. Autori i u arrestua një ditë pas ngjarjen dhe tashmë ndodhet në burg.

Vrasja e Manjola Cukut

Mbrëmjen e 2 shkurtit të 2020, 45-vjeçari Lulzim Cuku vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun, në banesan e tyre në Xhafzotaj të Durrësit. Ai habiti në gjykatë me dëshminë e tij pasi deklaroi se vrau gruan pasi ajo ishte e bukur dhe se ky bëhej shpesh-herë xheloz. 45-vjeçari u shpreh se ngjarja e rëndë ndodhi në debat e sipër dhe se është penduar për të. Çifti kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika./Gazeta Sinjali/