image Premierliga anulon edhe një ndeshje për shkak të COVID-19

Futboll

Premierliga anulon edhe një ndeshje për shkak të COVID-19

news image

Ndeshja mes Fulhamit dhe Burnleyt e paraparë të zhvillohej të dielën në 13:00, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë, është anuluar.

Premierliga ka njoftuar se për shkak të disa rasteve pozitive me COVID-19 në radhët e Fulhamit, ky ballafaqim do të anulohet, shkruan Sinjali Sportiv.

Akoma nuk është bërë e ditur një datë tjetër se kur do të zhvillohet kjo sfidë./Sinjali Sportiv/