image Preken nga koronavirusi tre mjekë e një mami në Gjinekologji, izolohet pjesa tjetër e ndërrimit

Kosovë

Rezultate/ Preken nga koronavirusi tre mjekë e një mami në Gjinekologji, izolohet pjesa tjetër e ndërrimit

news image

Tre mjekë dhe një mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK të enjten kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Lajmi e ka konfirmuar për Gazetë Sinjali Jakup Ismaili, drejtor i Gjinekologjisë, i cili tha se ende nuk dihet burimi i infektimit.

Ismaili po ashtu ka njoftuar pjesa tjetër e stafit që ishte në ndërrim me të prekurit me virus është izoluar.

Deri tash në Kosovë janë konfirmuar 449 raste me koronavirus prej tyre 12 persona kanë vdekur dhe 79 janë shëruar./GazetaSinjali/