Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave, përcjell Sinjali.
Durmishi ka bërë të ditur se asnjë reklamë më nuk do të jetë në autostradat e Kosovës.
“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka thënë Durmishi.