image Nga kjo datë pagesat përmes terminaleve POS do të jenë pa kosto shtesë

Kosovë

Rregullorja/ Nga kjo datë pagesat përmes terminaleve POS do të jenë pa kosto shtesë

news image

Nga 1 shkurt 2020, klinetët e bankave mund të kryejnë pagesat për mallra dhe shërbime, përmes terminaleve POS, pa marrë parasysh cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

Kjo do të bëhet, duke u bazuar në rregulloren për Instrumentet e Pagesave Elektronike, amandamentimi i së cilës u bë nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës, më 26 dhjetor të vitit që sapo lam pas.

Ndryshimet janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

BQK inkurajon të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë./Gazeta Sinjali/

Linku i Rregullores:

https://bqk-kos.org/repository/docs/korniza_ligjore/shqip/Rregullore%20per%20Instrumentet%20e%20Pagesave%20Elektronike.pdf