image Prangoset punëtori i Aeroportit të Prishtinës

Siguri

Prangoset punëtori i Aeroportit të Prishtinës

news image

Një person dje gjatë kryerjes së detyrës në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i udhëtarëve (PHS, Check-ing), dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit personal.

Sipas policisë, i dyshuari kishte pranuar 50 euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij, ku dyshohet se kishte pesë kilogram më tepër.

I dyshuari në këtë rast i ka pranuar paratë për ta lejuar personin që të vazhdoj tutje, pa përfillur procedurat tjera për pagesë për kilogramët e tepërt.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike për veprime të mëtejme./GazetaSinjali/