image Prangoset një person në Vushtrri, u kap me armë pa leje - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Prangoset një person në Vushtrri, u kap me armë pa leje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte, rreth orës 21:00, një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u kap nga policia me një pistoletë me gjashtë fishekë, për të cilën nuk kishte leje.

Policia ndali veturën në të cilën i dyshuari ishte si pasagjer, në një pikë kontrolli në rrugën “Ismail Qemali”, në Vushtrri, në të cilën kreu një kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet arma të cilën e mbante pa leje, njofton policia.

I dyshuari pasi që është intervistuar nga hetuesit policor, me urdhër të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt, ndërkaq, ndaj tij u hap rasti për “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin