image Prangoset një person në Pejë, dyshohet se uzurpoi një shtëpi

Siguri

Prangoset një person në Pejë, dyshohet se uzurpoi një shtëpi

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje & Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se ka uzurpuar një shtëpi në Pejë, që nga e diela.

Përveç që nuk ua ka liruar shtëpinë pronarëve, ai dyshohet se edhe i ka kërcënuar ata përmes telefonit, njofton policia.

Prokuroria ka urdhëruar që i dyshuari për këtë rast të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/