Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme një 29 vjeçar me inicialet M.S., raporton Gazeta Sinjali.
Ndaj tij, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte lëshuar një urdhërarrest për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet burgim.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet M.S (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Grabitje’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh”, njofton policia.
Organet e sigurisë bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, 29-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/