image Prangoset 30-vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë

Siguri

Prangoset 30-vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë

news image

Një 30-vjeçar është arrestuar sot në Kaçanik pasi dyshohet se ka kryer veprën “vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë U.K është arrestuar në shtëpinë e tij.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë’’.  

Policia njofton se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/