COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Pranga dy shpërndarësve të kokainës në Durrës

news image

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në cilësinë e provës materiale atyre ju sekuestruan  126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë” bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: