image Postoi fotografi në Facebook me armën e shokut, të dytë shoqërohen në Polici

Siguri

Postoi fotografi në Facebook me armën e shokut, të dytë shoqërohen në Polici

news image

Një person me inicialet T.Sh, është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se kishte postuar fotografi me armë në dorë në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Policia e Ferizajt, përmes një komunikate për media, ku thuhet se i dyshuari fotografinë e kishte postuar më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

I dyshuari ka pranuar se arma e zjarrit i takon mikut të tij (L.H) , i cili është intervistuar sot dhe e ka pranuar që arma i përket atij.

Arma është konfiskuar, ndërsa ndaj personit me inicialet L.H është iniciuar rasti “Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve“.

/GazetaSinjali/