U desh vetëm një postim në Twitter i këngëtares së njohur të R&B, Rihannas, për të zemëruar Qeverinë e Indisë dhe përkrahësit e partisë së kryeministrit Narendra Modi.
Ylli i muzikës lidhi një artikull të lajmeve në një postim në Twitter, duke tërhequr vëmendjen për protestat masive të fermerëve që e kanë prekur Indinë për më shumë se dy muaj.
Ministrat, personat e famshëm në Indi dhe madje edhe ministria e Jashtme, po bën thirrje që njerëzit të bëhen bashkë dhe të dënojnë ndërhyrjen nga jashtë shtetit.
“Është fatkeqësi të shohësh grupet e ndryshme të interesit duke munduar të shtrijnë agjendën e tyre në këto protesta”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Indisë, por nuk është përmendur emri i Rihannas.
Dhjetëra mijëra fermerë kanë protestuar nëpër kryeqendrën, ndaj ligjeve të reja agrikulturore, për të cilat thonë se do t’i varfërojnë më tepër dhe t’i lënë në mëshirë të korporatave./Gazeta Sinjali/