Portieri kosovar, Visar Bekaj e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 me klubin e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në ditën e të dashuruarve, Prishtina dhe Visar Bekaj vazhdojnë dashurinë duke nënshkruar së bashku kontratën e re deri në verë të vitin 2021”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.
Bekaj është shprehur i lumtur me nënshkrimin e kontratës së re, duke thënë se nuk do të ikë pa titullin kampion.
“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, citohet të ketë thënë portieri.
Visar Bekaj ka hyrë në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ku ka regjistruar 148 paraqitje../Gazeta Sinjali/