Reprezentuesi i Kosovës, Betim Halimi ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk.
Halimi u bë pjesë e Olimpik Donetsk në vitin 2019 pasi u transferua nga skuadra estoneze, Narva Trans ku ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje në Ukrainë.
25 vjeçari e konfirmoi largimin e tij nga skuadra përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Faleminderit Olimpik Dontesk për këto dy vite e gjysmë të mrekullueshme. Ka qenë një kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi me njerëz fantastikë”, shkroi Halimi.
Ende nuk dihet destinacioni i radhës i portierit kosovar, këtë nuk e ka bërë të ditur as ai. /Gazeta Sinjali Sporti/