Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, deklaroi që derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë të jetë një vend i pavarur, tanimë është qesharake që palët të grinden nëpër tavolina.
Ajo beson që Serbia duhet të pajtohet me faktin që Kosova është humbur.
Peshiq tha se Kosova nuk ka se si të kthehet dhe shtoi se pak rëndësi ka nëse do të ketë targa RKS apo KM, por se më e rëndësishme është se si të jetohet në Kosovë.
Politikania në fjalë beson që situata rreth Kosovës ka ndryshuar për shkak të përfshirjes së amerikanëve dhe se Sekretari Amerikan i shtetit, Anthony Blinken vazhdimisht monitoron se çfarë po ndodh atje.
“Qëllimi kryesor është zvogëlimi i ndikimit rus në Ballkan”, tha ajo.
Përfundimisht Peshiq shtoi që Serbia nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë me shumicë serbe.
Sipas saj ndarje nuk do të ketë mirëpo, problem kryesor mbetet Veriu i Kosovës.