image Politikani serb e zbulon vendndodhjen e të shumëkërkuarit nga Kosova, Milan Radojiçiqit

Kosovë

Serbi/ Politikani serb e zbulon vendndodhjen e të shumëkërkuarit nga Kosova, Milan Radojiçiqit

news image

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq, ka publikuar një fotografi ku shihet i shumëkërkuari nga Kosova, Milan Radojiçiq.

Radojiçiq, i dyshuar se dha urdhër për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është parë në shoqëri të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe ish-ambasadorit të Kinës në Serbi, Li Manchang, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës disa herë me radhë ka ndërmarrë aksione në Mitrovicën e Veriut, ku ka arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë policorë, për të cilët besohet se janë nën urdhrat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Politikani serb, Nikolla Sanduloviq, në përshkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar në Facebook, ka ironizuar me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Stefanoviq dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk e dinë kush është Milan Radojiçiq.

“Meqenëse ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e dinë se kush është Milan Radojiçiq, ata mund ta pyesin ambasadorin kinez dhe ai do t’i prezantojë ata me të”, ka shkruar Sanduloviq.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1176950552492637&set=a.205630186291350&type=3&theater

Sipas prokurorit të rastit, Sylë Hoxha, të gjitha deklarata dhe provat e siguruara deri me tani çojnë në drejtimin se Radojciq është i involvuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/stopvucicevojdiktaturi/videos/2315817365338944/?t=0