image Politikani boshnjak – Vuçiqit: S’ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnje

Politikë

Politikani boshnjak – Vuçiqit: S’ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnje

news image

Përfaqësuesi i Dhomës së Popullit në Bosnje dhe Hercegovinë, Denis Beqiroviq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit tha mbrëmë se “Serbia po kalon kohëra të vështira për shkak të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës”.

Beqiroviq tha se është e papranueshme dhe e pabazë të bëhet ndonjë paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnje.

Përfaqësuesit e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë Vuçiqit se Kosova dhe entiteti i Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Serbe, nuk mund të futen në të njëjtën fjali”, deklaroi Beqiroviq, raporton Sarajevo Times.

Sipas tij, Vuçiq duhet të kujtojë përherë se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të paguajë çmimin për politikën e gabuar serbe, e cila sipas tij, shkeli sistematikisht të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, si dhe kreu krime të shumta e dëbime masive të popullatës shqiptare.

Gjithashtu, Beqiroviq theksoi se do të ishte e dobishme që Vuçiq të mos harronte se liderët më të lartë politikë dhe ushtarakë në Republikën Serbe përbrenda Bosnjës u dënuan në gjykatat më të larta botërore për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera./GazetaSinjali/