Interi dhe Roma janë shumë afër një shkëmbimi të bujshëm.
Matteo Politano pritet të transferohet te verdhekuqtë ndërkohë që në shkëmbim zikaltrit do të marrin Leonardo Spinazzolan.
Me dëmtimin e Zaniolos, Roma ka nevojë për një lojtar në repartin e avancuar, ndërkohë që Interi ka probleme në krah dhe Spinazzola do të ishte elementi i duhur për të përforcuar skuadrën e Antonio Contes.
Nuk dihet ende se me çfarë formule do të bëhet ky shkëmbim por gjasat që të realizohet janë të mëdha.
Kujtomë që Politano ishte i lidhur me një kalim tjetër të mundshëm tek skuadra e Milanit, ku në media u raportuar për shkëmbimin mes tij dhe Kessie./Gazeta Sinjali/