image Policja që vrau 20-vjeçarin në SHBA dënohet me dy vite burgim

Botë

Policja që vrau 20-vjeçarin në SHBA dënohet me dy vite burgim

news image

Ish-policja, Kim Potter është dënuar me dy vite burgim për vrasjen e Daunte Wright, 20-vjeçar.

Potter kishte deklaruar se e kishte ngatërruar armën e saj të zjarrit me armën elektrike, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, familjarët e Daunte, e cilësuan dënimin si shumë të vogël, duke e akuzuar edhe gjykatësin për racizëm.

Nëna e Daunte, Katie Wright, tha pas dënimit “Potter vrau ​​djalin tim. Sot sistemi i drejtësisë e vrau atë përsëri“.

Kurse, Potter i kërkoi falje familjes së Wright, më pas foli me nënën e tij duke i thënë “Katie, unë e kuptoj dashurinë e nënës. Më vjen keq që ju kam thyer zemrën … zemra ime është e thyer dhe e shkatërruar për të gjithë ju.”

Gjykatësi, i cili vendosi një dënim nën udhëzimet shtetërore, e quajti atë si një nga rastet më të vështira që kishte pasur në 20 vitet e tij në karrierë.

Më 11 prill 2021, Daunte Wright, 20-vjeçar me ngjyrë , u qëllua për vdekje nga oficerja e policisë Kimberly Potter gjatë një ndalimi në trafik.

/GazetaSinjali/