image Policja e kap 'mat' 45 vjeçarin në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën në rrugë

Siguri

Policja e kap ‘mat’ 45 vjeçarin në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën në rrugë

news image

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë për shkak të ekspozimit të një arme zjarri në rrugë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se këtë ngjarje e ka parë një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare por e cila i është prezantuar të dyshuarit dhe i ka kërkuar që të nisen drejt stacionit policor.

I dyshuari kishte tentuar gjatë rrugës të ikë mirëpo sipas policisë hetuesja ka reaguar duke u vënë në ndjekje të tij, ku edhe e ka arrestuar.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. /GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.