image Policia zbulon identitetin e personit që kërcënoi një komisionere sot në Lipjan

Policia zbulon identitetin e personit që kërcënoi një komisionere sot në Lipjan

news image

Gazeta Sinjali raportoi se një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak se dyshohet se ka kanosur një komisionere në një qendër të votimit në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është 40-vjeçari me inicialet F.Sh.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj të dyshuarit  F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit  i njëjti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/