image Kanoset një komisionere në Lipjan

Kanoset një komisionere në Lipjan

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka kanosur një komisionere në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se rasti ka ndodhur në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme ‘Ulpiana’ në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimim e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.

Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari për këtë rast është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/