image Policia zbuloi tri "çerdhe" të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në komunën e Prizrenit

Kosovë

Siguri/ Policia zbuloi tri “çerdhe” të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në komunën e Prizrenit

news image

Policia ka zbuluar tri lokacione në komunën e Prizren ku organizoheshin skemat piramidale dhe zhvillohej bixhoz i paligjshëm, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Operacioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 19:00 në tri fshatra nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomikë dhe korrupsion në Prizren, pas pranimit të informatës fillestare se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme lidhur me lojërat e fatit.

Policia, gjatë kontrollit të tri lokaleve në fshatin Zhur, Poslisht dhe Gërnqare ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe me këtë rast ka konfiskuar në cilësi të provave materiale, gjashtë shtëpiza të kompjuterit, një laptop, katër telefonë mobilë, gjashtëqind e dyzet e pesë euro dhe një numri konsiderueshëm i tiketave të lojërave të fatit.

Lidhur me rastet e iniciuara janë intervistuar tre personat e dyshuar të cilët pas konsultimit me Prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/