image Policia zbarkon në Pejë, aksion kundër narkotikëve

Siguri

Policia zbarkon në Pejë, aksion kundër narkotikëve

news image

Policia e Kosovës me njësitet e saj të Anti-drogës është duke zhvilluar bastisje në kuadër të aksionit kundër trafikimit me narkotikë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një bastisje është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës, kurse lokacioni është i njohur për redaksinë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

Kurse, gjatë ditës së sotme janë konfiskuar më shumë se 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit. Në këtë aksion 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës.

Destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollës është dyshuar se kanë qenë edhe 32 reflektorë në të cilët kanë qenë të paketuar nga 5 qese të substancave narkotike, gjithesej 160 paketime”, ka treguar Jashari.

/GazetaSinjali/