image Policia vozitë veturën pa drita rrugëve të Lipjanit - VIDEO

Siguri

Policia vozitë veturën pa drita rrugëve të Lipjanit – VIDEO

news image

Sinjalistikat e veturës janë të domosdoshme në trafik, pasi sinjalizojnë shoferët e tjerë për veprimet e vozitësit paraprak. E nuk janë të rralla rastet që shoferët hasin në probleme teknike, kur veturës nuk i punojnë dritat e sinjalizimit, ose edhe kur harrojnë t’i ndezin ato, me ç’rast për këtë pasojnë edhe gjoba nga Policia e Kosovës pasi konsiderohet që rrezikojnë sigurinë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Herë-herë rrugëve të Kosovës me probleme të tilla ose me këtë lëshim shihen edhe veturat e vet Policisë. Sipas një video të dërguar nga sinjalizuesit në redaksinë e Sinjalit, vërehet se njërës veturë të PK-së nuk i punojnë dritat nga mbrapa.

Ky moment është xhiruar nga një lexues i Sinjalit pak minuta më parë në qytetin e Lipjanit.

Përdorimi i dritave nga vozitësit, në Kosovë është i obligueshëm edhe gjatë orëve të ditës.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor thotë që shoferi i mjetit që nuk përdor dritat, dënohet për kundërvajtje me gjobë.

/GazetaSinjali/