image Policia vazhdon kontrollet, shqipton gjoba për shkelësit e masave antiCOVID

Siguri

Policia vazhdon kontrollet, shqipton gjoba për shkelësit e masave antiCOVID

news image

Policia në bashkëpunim me inspektorët kompetentë edhe sonte kanë vazhduar kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e masave antiCOVID.

Siç thotë Policia, gjatë së enjtes janë shqiptuar edhe gjoba.

“Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shëndetit të qytetarëve është i dukshëm. Zyrtarët policorë dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë sensibilizim të plotë dhe bashkërendim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se qëllimi kryesor i angazhimeve të tyre është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.

Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mos mbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale”, thuhet në fund të njoftimit. /Gazeta Sinjali/