image Policia tregon për incidentet e natës së Vitit të Ri

Siguri

Policia tregon për incidentet e natës së Vitit të Ri

news image

Sipas policisë, nata e ndërrimit të moteve ka kaluar kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, planifikimi operacional i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë arritur përmes shtimit të masave të sigurisë, monitorimit të qytetarëve dhe zbatueshmërisë së ligjit.

Pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në zonat sensitive, në trafikun rrugor dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme.

“Festa e vitit të ri (2020/2021) kryesisht ka kaluar e qetë, me më pak incidente se vitin e kaluar, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës dhe në qendrat mjekësore, që kanë qenë lëndime trupore, lëndime si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incidente zjarri dhe dëmtim prone”, thuhet në njoftim, duke shtuar se “sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime”.

Në fund të njoftimit thuhet se Policia e Kosovës duke iu uruar të gjithë qytetarëve vitin e ri 2021, njëkohësisht përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të vazhdojë angazhimet e saja, drejt ruajtjes së rendit, sigurisë publike dhe parandalimit të krimit.

/Gazeta Sinjali/