Policia në Slloveni ka zbuluar 13 imigrantë nga Iraku, përfshirë dy fëmijë, që po fshiheshin në ngarkesën e një kamioni ndërsa po vuanin nga dehidratimi dhe mungesa e oksigjenit.
Disa nga imigrantët patën nevojë për kujdes mjekësor pasi u gjetën në kontrollën kufitare në kufi me Kroacinë, ka thënë policia në Novo Mesto, duke shtuar se grupi kishte udhëtuar për disa orë nga Bosnja, përmes Kroacisë, në një hapësirë pa shumë ajër brenda kamionit me targa të Bosnjës.
Policia përmes një komunikate ka thënë se imigrantët ishin të dehidratuar dhe të frikësuar dhe disa kishin humbur vetëdijen. Atyre iu dha ndihma e parë ndërsa dy prej tyre u desh të shtriheshin në spital.
Policia tha se fëmijët ishin njëri 11 dhe tjetri 6 vjeç.
Shoferi i kamionit dhe një person tjetër që ishte me të, janë arrestuar. /GazetaSinjali/