image Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prizren-Reçan

Siguri

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prizren-Reçan

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Prizren-Reçan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përshirë një kamion me targa nga Shqipëria dhe një furgon.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se aksidenti ka ndodhur kur një vozitës i kamionit duke u munduar t’ i shmanget shembjes së gurëve kalon në anën e kundërt dhe godet furgonin me targa vendore. 

Si pasojë e kësaj lëndim marrin dy udhëtarët dhe vozitësi. Ndihmë mjekësore e kanë kërkuar tre persona të cilët pas trajtimi janë lëshuar në shtëpi”, ka thënë Gashi. 

/GazetaSinjali/