image Policia shqipton mbi 7 mijë tiketa trafiku nga e hëna

Siguri

Policia shqipton mbi 7 mijë tiketa trafiku nga e hëna

news image

Policia e Kosovës nga e hëna ka shqiptuar 7,196  tiketa trafiku në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto tiketa janë shqiptuar  për thyerjen e rregullave të komunikacionit.

Në raportet e policisë për 5 ditë, shihet se nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet.

Ndërkaq numri i aksidenteve me të lënduar për një javë është 84.

Kurse, 109 aksidente trafiku me dëme materiale kanë ndodhur nga nga 8 qershori deri më 13 qershor. /GazetaSinjali/