image Policia shpall tender mbi 19 mijë euro për blerjen e një gjeneratori

Financa

Policia shpall tender mbi 19 mijë euro për blerjen e një gjeneratori

news image

Policia e Kosovës ka shpallur tender për blerjen e një gjeneratori për furnizim me energji elektrike, në vlerë prej 19,160 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Kontrata është dhënë më 20 dhjetor të 2021, derisa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet 10 janar.

Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.

/GazetaSinjali/